Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan.
Lidhur me rastin njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Sipas informacionve nga ana e policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa provat materiale relevante për rastin janë konfiskuar./Indeksonline/

