75 Mall Live Search
09:37 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / Z S

Turbullirat në kanalin “Ibër-Lepenc” lë pa ujë disa zona të Fushë-Kosovës, Obiliqit, Drenasit dhe Prishtinës

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se që nga mesnata e së enjtes është krijuar një problem serioz në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shkabaj, për shkak të turbullirës së shfaqur në kanalin Ibër-Lepenc si pasojë e punimeve teknike në këtë kanal.

Si rezultat, siç thuhet, furnizimi me ujë është çrregulluar në disa zona të Fushë-Kosovës, Obiliqit dhe Drenasit, ndërsa ndikim mund të ketë edhe në disa pjesë të Prishtinës.

Postimi i plotë:

Njoftim

👇👇👇

Për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit( si shkak i punimeve teknike në kanal)  nga mesnata po kemi problem në ITU Shkabaj.

Si shkak i kësaj turbullire është çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit dhe mund të ketë ndikim edhe në disa pjesë të Prishtinës.

Aktualisht ITU-ja- Shkabaj nuk është duke trajtuar ujë.

Ndërsa në ITU- Albanik dhe Badoc jemi duke punuar me kapacitete maksimale.

Mbeteni të njoftuar!