75 Mall Live Search
10:41 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / H F

Labinot Tahiri del me propozim publik për PDK-në: Agim Aliu për kryetar!

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri ka propozuar që kryetari i ardhshëm i PDK-së, të jetë Agim Aliu i cili aktualisht ushtron detyrën e kryetarit të Komunës së Ferizajt.

“Agim Aliu e ka dëshmuar se si duhet me qenë një kryetar apo edhe një kryeministër: me e ditë se vendi dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve janë mbi çdo interes partie dhe mbi çdo autoritet personal. Ai ka punu për Ferizajn, më shumë se sa qeveria në nivel shtetëror, edhe pse buxhetin e ka pasë të kufizuar”, ka shkruar Tahiri, transmeton IndeksOnline.

Kujtojmë se kryetari i deritashëm i PDK-së, Memli Krasniqi, ofroi dorëheqjen nga posti i të parit nga ky subjekt politik ditën e mërkurë.

Reagimi i tij i plotë i Tahirit:

Mirëdita shqiptarë, Ferizaj e gjithandej kudo që jemi!

Agim Aliu e ka dëshmuar se si duhet me qenë një kryetar apo edhe një kryeministër:

me e ditë se vendi dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve janë mbi çdo interes partie dhe mbi çdo autoritet personal.

Ai ka punu për Ferizajn, më shumë sesa qeveria në nivel shtetëror, edhe pse buxhetin e ka pasë të kufizuar.

Ferizaj për një kryetar apo çdo kryetar që do të vijë pas Agimit, është i madh sa Kosova për një kryeministër.

Me këto fjalë, i drejtohem PDK-së edhe pse nuk jam antar i kësaj partie e cila ka berë shumë ndryshime në vend.

Nëse e duan vërtet ndryshimin dhe rikthimin e besimit të qytetarëve, atëherë le ta propozojnë Agim Aliun për kryetar të partisë.

Ai e ka dëshmuar me punë dhe rezultate se mund ta çojë partinë përpara ashtu sikur këtë qytet gjigant, ku në të cilin po vijnë dhe po jetojnë banorë nga qytete e tjera; saktësisht edhe nga Shkupi.

Një koment për Agimin, vlen një mirënjohje për familjen e tij e cila ishte e përndjekur si shumë familje shqiptare nga Serbia!

Sinqerisht,

Labi, Kosovë e Shqipërisë!