Vetëm një dollar për ta parë Lionel Messin, Angola befasoi tifozët me çmimin e biletave
Kombëtarja e Angolës sot luan miqësore ndaj Argjentinës dhe pritet që në stadium të jenë afro 50 mijë tifozë.
Kjo miqësore u aranzhua për nder të 50 vjetorit të pavarësisë së Angolës, shkruan Indeksonline
Për shkak të kësaj, Angola i la çmimet e biletave veç një dollar dhe 50 mijë mbështetës do jenë në stadium për ta shikuar kombëtaren e tyre dhe kampionin aktual të botës.
Ndoshta bileta më e lirë që është paguar për të parë yjet e futbollit, në veçanti Lionel Messin. Ndeshja zhvillohet sot nga ora 17:00.//Indeksonline//
The Angolan national team sold tickets for the Angola vs. Argentina match for just ONE DOLLAR! 🇦🇴🇦🇷
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) November 14, 2025
The game is being held in celebration of the 50th anniversary of Angola’s independence, and a crowd of 50,000 fans is expected at the stadium.
— @gastonedul pic.twitter.com/paOv2ahSzu

