Aktakuza për rezerva shtetërore, Rozeta Hajdari thërret konferencë për media
Ministrja në detyrë e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, do të mbajë sot një konferencë për media, ku pritet të adresojë akuzat e fundit lidhur me rezervat shtetërore.
Konferenca është caktuar të mbahet sot, më 14 nëntor 2025, duke filluar nga ora 15:00, në hapësirat e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Në njoftimin e shpërndarë për mediave, MINT-i ka ftuar përfaqësuesit e mediave të marrin pjesë në konferencë, ku ministrja Hajdari pritet të sqarojë detajet dhe të japë qëndrimin zyrtar mbi çështjen.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Ministrja në detyrë e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj.Rozeta Hajdari, sot më 14 nëntor në orën 15:00, do të mbajë konferencë për media.
Data: 14 nëntor 2025
Ora: 15:00
Vendi: Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT)

