Distria Krasniqi i siguron medalje Kosovës në Zagreb, shkon në finale
Xhudistja numër një në Kosovë, Distria Krasniqi është kualifikuar në finalen e Grand Prixit të Zagrebit në Kroaci.
Krasniqi mposhti në gjysmëfinale xhudisten nga Italia, Gaia Stella, shkruan Indeksonline
Xhudistja kosovare tashmë i ka siguruar Kosovës medalje, por lufton për të artën.
Në finale, ajo takohet me hungarezën, Reka Pupp./Indeksonline/


