75 Mall Live Search
16:21 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / MSH

Policia e Pejës shpall në kërkim dy të dyshuar për kultivim dhe shitje të narkotikëve

Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë në Pejë, në koordinim me autoritetet shtetërore, ka publikuar fotografitë e dy të dyshuarve, të shpallur në kërkim.

Personat në fjalë kërkohen pas dyshimeve për përfshirje në  veprat penale “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, shkruan IndeksOnline.

Me këtë rast, policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe gjetjen e të dyshuarve.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Pejë, në koordinim dhe me autorizim nga prokurori i shtetit, në vazhdën e hetimeve lidhur me një rast, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, bënë publikimin e fotografive të personave të dyshuar, duke kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.

Për çdo informatë, mund të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.