Shakira shkëlqen në Hollywood, djemtë e shoqërojnë në tapetin e kuq
Këngëtarja e famshme, Shakira, ka shkëlqyer në premierën e filmit “Zootopia 2”, në Hollywood.
Ajo tërhoqi vëmendjen kur mbërriti e shoqëruar nga dy djemtë e saj, Milan dhe Sasha.
Këngëtarja e famshme 48-vjeçare ishte sërish zëri i personazhit të njohur “Gazelle”, në pjesën e dytë të filmit.
Përveç rikthimit në rolin e saj, Shakira incizoi edhe një këngë të re origjinale të quajtur “Zoo”, për filmin.



