75 Mall Live Search
16:27 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / Gj Sh

Martinez mbron Ronaldon për kartonin e kuq: Nuk ishte goditje me bërryl

Trajneri i Portugalis, Roberto Martinez i ka dal në mbrojtje Cristiano Ronaldos, i cili u ndeshkua me karton të kuq në humbjen e mbrëmshme ndaj Republikës së Irlandës.

40-vjeçari nuk arriti ti kontrollonte nervat, ku për një çast e goditi me bërryll një nga futbollistët kundërshtar, ku pas rishikimit në VAR, gjyqtari e përjashtoi me karton të kuq, shkruan IndeksOnline.

Në konferencë për media, Martinez tha se goditja e Ronaldos nuk ishte goditje me bërryl.

“Mendoj se kartoni i kuq kundër Cristiano Ronaldos ishte pak i ashpër.

Cristiano u kap dhe u shty për të gjitha 60 minutat. Nuk mendoj se është një goditje me bërryl, por ne e pranuam. Ai interesohet dhe ishte i frustruar.

Cristiano ka fituar shumë ndeshje për ne dhe ne duhet të sigurohemi që ta fitojmë ndeshjen e së dielës pa të.”, deklaroi Martinez./IndeksOnline/