Prattipati dhe Llugaliu flasin për lehtësimin e tregtisë
E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, u takua sot me drejtorin e përgjithshëm të Doganës, Agron Llugaliu.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e SHBA-së, shkruan IndeksOnline.
Temë e diskutimit në këtë takim ishte bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe progresi në lehtësimin e tregtisë.
“E ngarkuara me punë, Prattipati, mirëpret përpjekjet për forcimin e tregtisë dypalëshe dhe rritjen ekonomike për të dy vendet tona” thuhet në njoftimin e Ambasadës./IndeksOnline/

