75 Mall Live Search
18:03 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / F.R

Vdes papritur ‘bodybuilder-ja’ braziliane, një ditë pasi kërkoi ndihmë në spital

Bodybuilderja dhe influencerja e njohur braziliane, Diana Arêas, është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në qytetin Campos, pranë Rio de Janeiros, raportojnë mediat lokale braziliane.

Sipas J3News, trupi i saj u gjet të enjten rreth mesditës në banesën ku banonte. Ngjarja ka ngritur shumë pikëpyetje, pasi një ditë më parë Diana ishte paraqitur në spital me prerje në kyçe dhe në qafë, transmeton IndeksOnline.

Diana Arêas jam press 3

Në spital, ajo kishte marrë trajtim përfshirë një vaksinë kundër tetanosit dhe qepje por më pas kishte braktisur ambientet pa u çrrregjistruar nga mjekët, sipas raportimit të mediave.

Shkaku i vdekjes mbetet i panjohur dhe autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera në lidhje me rrethanat.

Diana Arêas jam press 2

Diana Arêas ishte një figurë e njohur në rrjetet sociale, me mbi 200 mijë ndjekës në Instagram, ku ndante këshilla për stërvitje dhe ushqyerje të shëndetshme.