75 Mall Live Search
19:26 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / Gj Sh

Messi gol e asist në fitoren e Argjentinës (VIDEO)

Argjentina sot ka zhvilluar ndeshje miqësore ndaj Angolas.

“Albicelestet” kanë shënuar fitore me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Lionel Messi la gjurmë në këtë përballje, duke shënuar një gol dhe bëri edhe një asistim.

Ai fillimisht asistoi te goli i parë i shënuar nga Lautaro Martinez, në minutën e 43-të.

Messi pastaj vulosi fitoren e Argjentinës, duke shënuar golin e dytë, në minutën e 82-të./IndeksOnline/