75 Mall Live Search
10:01 / E Shtunë, 15 Nëntor 2025 / A

Shumë e madhe parash, orë të vlefshme e stoli ari – vjedhje e rëndë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vjedhjes në Prishtinë, ku një person ka raportuar se kur në shtëpinë e tij nuk ka qenë askush janë vjedhur shumë e madhe parash, orë të vlefshme e stoli ari.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hasan Ramadani” në Prishtinë, të premten ndërmjet orës 18:00 dhe 21:15, ndërsa rasti nga Policia është cilësuar si vjedhje e rëndë.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se në shtëpinë e tij ka ndodhur një vjedhje nga persona të panjohur. Sipas viktimës kur është kryer vjedhja në shtëpi nuk ka qenë askush, nga aty janë vjedhur shumë e madhe parash, orë të vlefshme e stoli ari”, thuhet në raport.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.