E rëndë në Gjermani: 37 vjeçari godet për vdekje punonjësin turk në qebaptore
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bad Kleinen të Gjermanisë. Një 37 raportohet të ketë goditur për vdekje me thikë një punonjës turk në qebabtoren “Shabi’s Kebabhaus”.
Autori i dyshuar i krimit ishte në qebaptore rreth orës 6:30 të mbrëmjes – dhe më pas dyshohet se e ka therur punonjësin 31 vjeçar disa herë me thikë, i cili vdiq në vendngjarje, raporton Bild.
Policia rrethoi vendin e krimit në një zonë të gjerë.
Pas sulmit të përgjakshëm, vetë i akuzuari thirri shërbimet e urgjencës.
Hetuesit thonë se i pandehuri është i sëmurë mendërisht dhe është bërë një kërkesë për vendosjen e përkohshme të të dyshuarit në një spital psikiatrik.
Rasti po hetohet ende.

