Tifozët kosovar ”pushtojnë” Ljublanën, përkrahje e madhe për ”Dardanët”
Edhe pse si mysafire, Kosova do të duket sikur do të luaj në shtëpi ndaj Sllovenisë.
Tifozë të shumtë nga Kosova janë nisur drejt Ljublanës, për të përkrahur ”Dardanët” në këtë ndeshje të rëndësishme, shkruan IndeksOnline.
Por duke parë numrin e madh të kosovarëve që jetojnë në Slloveni, dhe biletave të shumta që kanë siguruar, stadiumi “Stozice”, në Ljublanë, do të ketë më shumë tifozë shqiptarë se sa slloven.
Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, shihet se tashmë tifozët kosovar kanë arritur në Ljublanë.
Ndeshja mes Sllovenisë dhe Kosovës nis nga ora 20:45, derisa ”Dardanëve” i mjafton një pikë të sigurojë play-ofin në kualifikimet e Kupës së Botës./IndeksOnline/



