Kush është Palestra? Chelsea ka arritur marrëveshje me futbollistin italian
Klubi anglez Chelsea ka arritur marrëveshje për transferimin e talentit të ri italian, Marco Palestra.
21-vjeçari konsiderohet një nga talentet më të mëdha të futbollit italian. Sezonin e fundit ai luajti në formë huazimi te Cagliari nga Atalanta, ku regjistroi një gol dhe katër asistime në Serie A, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane, shkruan Indeksonline
Palestra aktivizohet kryesisht si mbrojtës krahu me tipare sulmuese dhe vlerësohet për shpejtësinë, energjinë dhe aftësinë për të kontribuar në të dy fazat e lojës. Karakteristikat e tij konsiderohen të përshtatshme për stilin që synon të aplikojë trajneri i ri, Xabi Alonso.
Sipas raportimeve, marrëveshja mund të arrijë vlerën totale prej 55 milionë eurosh.
/Indeksonline/

