Tiranë: Zjarrfikësi shpëton fëmijën nga banesa që kishte marrë flakë
Një apartament në zonën e Astirit, në Tiranë, është përfshirë nga flakët këtë të diel, duke shkaktuar panik te banorët.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes situata është vënë nën kontroll nga tre mjete zjarrëfikëse dhe nuk ka pasur persona të lënduar ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania duket një zjarrëfikës që shpëton nga flakët fëmijën duke e marrë përmes shkallëve të improvizuara në krahët e tij.
Zjarr në Astir, zjarrfikësi shpëton nga flakët fëmijën! E merr me shkallë në krahë
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) November 15, 2025
Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania duket një zjarrëfikës që shpëton nga flakët fëmijën duke e marrë përmes shkallëve të improvizuara në krahët e tij. pic.twitter.com/KxoF9PRed6

