75 Mall Live Search
15:43 / E Shtunë, 15 Nëntor 2025 / F.R

Kurti shkruan para ndeshjes së Kosovës me Slloveninë: Është koha jonë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar para ndeshjes së Kosovës me Slloveninë, e vlefshme për kualifikimet në botëror.

Ai ka thënë se është koha për mbështetje, shpresë, besim e bashkim.

Postimi i plotë:

Sonte luan Kosova!

Në Lubjanë, djemtë tanë luajnë ndeshjen e radhës drejt Kupës së Botës, me Slloveninë. Është koha jonë, koha e mbështetjes dhe shpresës, e besimit dhe e bashkimit.

Le ta tregojmë edhe një herë se kur brohorasim njëzëri, Kosova fiton.

Secili prej nesh të jetë pjesë e kësaj nate të madhe, në stadium, nëpër sheshe, në shtëpi e kudo që jemi, të gjithë bashkë për Dardanët.