Berat Gjimshiti mesazh “Tre Luanëve”: Pse mos të bëhemi të parët që i shënojmë…!
Kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshiti ka folur për mediat në prag të ndeshjes ndaj Anglisë, e cila i jep fund kualifikuesve për “Botërorin 2026”.
Nëse marrim një fitore kundër “Tre Luanëve”, shanset janë të mëdha për pozicionimin në vazon e 3-të të fazën “play-off”, shkruan Indeksonline
“Do japim gjithçka. Në lojë janë 3 pikë. Ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Do japimgjithçka në fushë për ta vendosur në vështirësi rivalin. Pastaj të shohim se çfarë do ndodh gjatë ndeshjes.“
“Nuk është misioni im të ndalim Harry Kane. Gjithë mbrojtësit në botë kanë vështirësi ndaj tij. Luajmë, mbrohemi dhe sulmojmë si skuadër. Pse mos të jemi ne të parët që i shënojmë gol Anglisë. Besojë se jemi të përqendruar te i gjithë rivali, jo te vetëm një lojtar“, u shpreh kapiteni
Kujtojmë që ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë zhvillohet nesër në “Air Albania” nga ora 18:00./Indeksonline/

