75 Mall Live Search
19:10 / E Shtunë, 15 Nëntor 2025 / G T

Veprimi i tij në Andorrë, Armando Broja u kërkon falje bashkëlojtarëve në “Air Albania”

Armando Broja i ka grumbulluar të gjithë bashkëlojtarët e tij dhe u ka kërkuar falje për gjestin e tij pas ndeshjes ndaj Andorrës ditë më parë.

Broja ishte tejet i mërzitur pas fitores ndaj Andorrës, duke refuzuar të festonte fitoren historike, shkruan Indeksonline

Sot në stërvitje në “Air Albania”, Broja u kërkoi falje të gjithëve.

Sulmuesi i Burnleyt është i gatshëm për nesër, ku Shqipëria luan ndaj Anglisë./Indeksonline/