Xhaka flet për suksesin historik të Kosovës: Ata meritojnë respekt
Fitorja e Kosovës ndaj Sllovenisë ka bërë bujë të madhe në Evropë por edhe në Botë.
”Dardanët” siguruan play-offin e Kupës së Botës, pasi renditet e dyta në Grupin B, me 10 pikë, tre më pak se Zvicra, shkruan IndeksOnline.
E kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka pas përfundimit të ndeshjes me Suedinë, foli për fitoren e Kosovës në Ljublanë.
Ai vlerësoi lartë paraqitjet e ”Dardanëve” në këto kualifikuese, duke thënë se ndeshjen e së martës ku Kosova luan ndaj Zvicrës nuk do të jetë e lehtë.
“Ne pothuajse e kemi siguruar kualifikimin. Do të donim shumë ta festonim sot këtë arritje. Por ajo që ka treguar Kosova deri tani, vërtetë meriton respekt. Sigurisht, atyre u duhet një fitore 6-0, por prapë nuk mund ta marrim këtë ndeshje si të lehtë.”, ka deklaruar Xhaka.
Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës luhet të marten në stadiumin ”Fadil Vokrri”, derisa ”Dardanëve” i duhet një fitore me gjashtë gola diferencë, për të përfunduar e para në grup dhe të siguroj direkt kualifikimin në Botëror./IndeksOnline/

