75 Mall Live Search
10:09 / E Diele, 16 Nëntor 2025 / Gj Sh

Dy derbi të zjarrtë sot në Ligën e Parë

Liga e Parë e Kosovës vazhdon edhe sot me ndeshjet e javës së 17-të.

Në program janë pesë ndeshje, por dy prej tyre do të marrin vëmendjen kryesore, shkruan IndeksOnline.

Në qytetin e bukr të Prizrenit, Liria do të jetë nikoqire e Dinamos.

Bardhezintë kanë 30 pikë dhe renditen në vendin e gjashtë në tabelë, katër më pak se skuadra ferizajase, e cila renditet e treta.

Një derbi tjetër i zjarrtë do të jetë edhe ai mes Vushtrrisë dhe Vëllaznimit.

Të dyja skuadrat kanë nga 34 pikë dhe janë ndër favoritet për tu inkuadruar në Superligë.

Në këto dy përballje pritet edhe numër i madh i tifozëve.

Po ashtu sot zhvillohen edhe ndeshjet; Rilindja 1974 – Trepça ’89, Vjosa – Kika dhe Tefik Çanga – Suhareka./IndeksOnline/