75 Mall Live Search
14:20 / E Diele, 16 Nëntor 2025 / Gj Sh

S’ka pushim, ”Dardanët” rikthehen në Kosovë dhe nisin përgatitjet për Zvicrën

Nuk ka pushim te Kosova pas fitores së mbrëmshe 2-0 ndaj Sllovenisë.

”Dardanët” janë rikthyer në vendlindje dhe kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës, ndaj Zvicrës, shkruan IndeksOnline.

Nën udhëheqjen e Franco Fodas, futbollistët kosovar sot kanë mbajtur stervitjen e radhës në Kampin Nacional në Hajvali.

Atmosfera në grup duket e mrekullushme ku vërehet energjia pozitive, ku nuk mungoi buzëqeshja dhe motivimi për sukses.

Kujtojmë që me fitoren ndaj Sllovenisë, Kosova siguroi play-offin e Kupës së Botës, derisa të marten në stadiumin ”Fadil Vokrri” do të luajnë kundër Zvicrës.

Një fitore me gjashtë golla diferencë, do ti mundësonte ”Dardanëve” të kualifikohen dirket në Kampionatin Botëror./IndeksOnline/