75 Mall Live Search
15:07 / E Diele, 16 Nëntor 2025 / Gj Sh

Liria e Vushtrria fitojnë derbit ndaj Dinamos dhe Vëllaznimit

Kanë përfunduar ndeshjet e fundit të javëss së 17-të në Ligën e Parë të Kosovës.

Në dy derbit e kësaj xhiroje, skuadra vendase, Liria e Vushtrria, kanë shënuar fitore, shkruan IndeksOnline.

Skuadra prizrenase mposhti Dinamon e Ferizajit, me rezultat 1-0, edhe pse mysafirët patën mundësinë për ta barazuar rezultatin në fundin e ndeshjes por portieri Egzon Bislimi priti penalltinë.

Në derbin tjetër, Vushtrria shënoi fitore ndaj Vëllaznimit, me rezultat 2-1.

Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate.

Rilindja 0 – 1 Trepça ’89;

Tefik Çanga 1-2 Suhareka;

Vjosa 0-0 Kika.

/IndeksOnline/