Mësohet gjendja e Armando Brojës
Armando Broja pësoi një lëndim gjatë ndeshjes kundër Anglisë në “Air Albania”.
Broja u detyrua të largohej me barrelë nga fusha, kurse lëndimi ishte në kyçin e këmbës, shkruan Indeksonline
Siç raportohet sulmuesi i Burnleyt ka ndrydhur kyçin e këmbës së majtë, por nuk është shumë rrezik apo serioze.
Broja pritet të rikthehet në Angli dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet e vikendit me skuadrën nga Premier League./Indeksonline/

