75 Mall Live Search
09:56 / E Hënë, 17 Nëntor 2025 / AR

56-vjeçarja në top formë, nxjerr gjoksin në fustanin e ngushtë

Jennifer Lopez mahniti fansat ku u shfaq e veshur me një fustan të zi nga Tamara Ralph për sezonin pranverë/verë 2025, në edicionin  e 16-të të Çmimeve Governors në Los Angeles të dielën.

Aktorja 56-vjeçare e cila së fundmi u bë ambasadore globale e një kompanie diamanti, ekspozon gjoksin e madh me fustan pa rripa, transmeton Indeksonline.

Jennifer Lopez mahniti me një fustan të zi dhe ngjyrë fildishi nga Tamara Ralph për sezonin pranverë/verë 2025, në edicionin e 16-të të Çmimeve Governors në Los Angeles të dielën.

Dukjen e bëri më të perfeksionizuar me dorëza në duar. Pjesa ngjyrë fildishi e fustanit ishte e mbuluar me tyl të zi transparent.

Fustani i saj mburrej me një panel të zi prej kadifeje të frymëzuar nga ora me rërë në qendër, i cili kombinohej me doreza opere jashtëzakonisht të gjata.

JLo për këtë dalje i kishte flokët e kapura ndërsa pamjen e plotësoi me vath që kishin perla dhe detaje diamanti./Indeksonline/

Aktorja 56-vjeçare u shfaq shumë me gjoks të madh me këtë fustan pa rripa.