Nesër nis Liga Unike në basketboll
Liga Unike e meshkujve nis edicionin e ri, duke vazhduar misionin e saj për të bashkuar basketbollin e Kosovës dhe Shqipërisë në një garë të strukturuar dhe gjithnjë e më konkurrente.
Tetë skuadra, katër nga secili vend do të garojnë në edicionin 2025/26.
Ashtu si në edicionin e kaluar, skuadrat janë ndarë në dy grupe me nga katër ekipe. Dy më të mirat nga secili grup sigurojnë vendin në Final 4, ku përcaktohet kampioni i ri i Ligës Unike. Me Vëllaznimin që nis mbrojtjen e titullit dhe me ambiciet e larta të skuadrave të tjera, edicioni i ri premton duele të forta dhe një sezon të paparashikueshëm.
Xhiroja e parë do të zhvillohet të mërkurën, ku përballen Besëlidhja me Borën dhe Teuta me Vëllaznimin, në kuadër të Grupi A, kurse dy ndeshjet e Grupit B janë shtyrë: Golden Eagle Ylli-Vllaznia dhe GO+Peja-Apollonia.
Ndeshjet do të vazhdojnë deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, ku më 18/19 mars do të mbahet Final 4, që këtë vit do të organizohet nga Federata Shqiptare e Basketbollit në Shqipëri.
Skuadrat pjesëmarrëse
Nga Kosova:
Vëllaznimi – kampion në fuqi, synon mbrojtjen e titullit
Bora
Golden Eagle Ylli
GO+ Peja
Nga Shqipëria:
Besëlidhja
Teuta
Vllaznia
Apollonia
Shorti i edicionit 2025
Grupi A
Besëlidhja
Teuta
Vëllaznimi
Bora
Grupi B
Golden Eagle Ylli
GO+ Peja
Vllaznia
Apollonia./Indeksonline/

