Memli Krasniqi: Dorëheqja ime i hap rrugë PDK-së për një hap të ri përpara
Kryetari në detyrë i PDK-së, Memli Krasniqi, në hapje të Konventës së partisë ku pritet të zgjidhet drejtuesi i ri, tha se momente të tilla tregojnë se udhëheqja është një rrugë e jashtëzakonshme, sidomos kur përfundon aty ku ka filluar.
Ai kujtoi se delegatët i kishin besuar drejtimin e PDK-së në një nga periudhat më sfiduese të saj.
“Kur mora drejtimin, PDK-ja ishte në një udhëkryq. Disa flisnin për rënie e krizë, por së bashku, ditë pas dite, e ringritëm partinë. U rritëm në forcë, kredibilitet dhe në numër të komunave, ndërsa uniteti i brendshëm u forcua. Edhe nga opozita, PDK-ja u rikthye si forca kryesore. Kjo nuk ndodhi falë një personi, por falë punës sonë të përbashkët. Kjo krizë kërkon unitet dhe seriozitet. Edhe sot Kosovës i duhet një kthesë drejt realitetit. Dorëheqja ime nuk është hap prapa, por veprim që i hap rrugë PDK-së të ecë përpara. PDK-ja mbetet partia e çlirimit dhe e sakrificës”, u shpreh Krasniqi./IndeksOnline/

