Diana Avdiu në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e bebit
Diana Avdiu, ish-Miss Universe Kosova dhe një nga modelet më të dashura, është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Lajmin e ka zbuluar vetë Diana gjatë një interviste emocionuese në ATV.
Ky lajm i bukur vjen si bekim i dashurisë disa vjeçare.
Diana Avdiu dhe bashkëshorti i saj, Argjenti, u martuan gjatë vitit të kaluar, në një ceremoni që mori vëmendjen e mediave rozë.
Tashmë, çifti po e zgjeron familjen e tyre, duke shtuar një tjetër kapitull të lumtur në historinë e tyre dashurie.

