Këto janë ndeshjet e fundit të kualifikueseve për Kampionatin Botëror
Sonte kualifikueset për Kampionatin Botëror do të vijnë drejt fundit.
Emocione, të papritura dhe drama e kishte përcjellë gjatë tërë kësaj fushate.
10 ndeshje do të zhvillohen sonte në të njëjtën kohë.

Për ne vëmendja kryesore do të jetë ndeshja në Prishtinë midis Kosovës dhe Zvicrës, në ndeshje që cilësohet si ndeshje feste.
Të rëndësishme do të jenë edhe ndeshjet Spanjë-Turqi si edhe Austri-Bosnjë e Hercegovinë pasi që kjo ndeshje do të përcaktojë edhe vendin e parë dhe të dytë.
Kujtojmë edhe njëherë se Shqipëria dhe Kosova, të dyja kanë arritur fazën e play-offit, të cilat nuk kanë qenë ndonjëherë më parë./IndeksOnline/

