75 Mall Live Search
10:24 / E Martë, 18 Nëntor 2025 / AR

“Shqetësuese”, paraqitja e Ariana Grande-s në premierën e filmit i shqetësoi fansat

Premiera në Londër e filmit “Wicked: For Good” më 10 nëntor duhej të ishte një festë për Ariana Granden, por fustani i saj spektakolar “vintage” u bë shqetësim për fansa.

Shumë veta në rrjetet sociale komentuan pamjen e lodhur të yllit të popit, me disa që i përshkruan fotot nga eventi si “thellësisht shqetësuese”, duke u pyetur nëse roli i jetës ia kishte “shtyer forcën”, transmeton Indeksonline.

Paraqitja e Ariana Grande duhej të kishte qenë një moment triumfi. Për premierën, stilisti Law Roach e veshi atë me një fustan të rrall.

Grande i zbuloi revistës People se fustani kishte një kuptim thellësisht personal për të. “Ta kem tani në koleksionin tim personal vintage dhe të vesh diçka që ai bëri në këtë qilim të kuq është kaq emocionuese dhe kuptimplote”, tha ajo, duke shtuar se ajo dhe Roach “qanë shumë herë gjatë provave”./Indeksonline/