Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në magjistralën Prishtinë-Pejë më saktësisht në Gllarevë.
Sipas pamjeve në këtë aksident trafiku është përfshirë një veturë e Policisë së Kosovës dhe një kamionë.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky rast.
Indeksonline do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast./Indeksonline/

