75 Mall Live Search
08:50 / E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 / G T

Notat e lojtarëve, ky ishte më i dobëti te Kosova mbrëmë

Kombëtarja e Kosovës barazoi 1:1 ndaj Zvicrës në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Faqja e njohur “Sofascore” ka publikuar notat e futbollistëve për ndeshjen e mbrëmshme, shkruan Indeksonline

Më i miri në fushë sipas faqes së njohur të statistikave ishte Lumbardh Dellova. Me notën 7.9.

Kurse më i dobëti ishte Amir Rrahmani, me notën 6.4. Madje kjo ishte arsyeja pse Rrahmani u largua nga fusha në minutën e 72’të.

Nota të larta kishin edhe lojtarët që u futën në fushë në pjesën e dytë, si: Zabërgja, Zhegrova, Albion Rrahmani, Ilir Krasniqi dhe Valon Berisha./Indeksonline/