Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Banjë të Pejës ku u godit nga vetura zyrtari i njësisë së trafikut
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Indeksonline se sot rreth orës 08:35 në fshatin Banjë-Istog ka ndodhur një aksident trafiku, ku një zyrtar policor është goditur nga një veturë gjatë kohës sa ishte në një pikë kontrolli.
Sipas Rugovës, polici ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 08:35, në fshatin Banje-Istog, ka ndodhur një aksident trafiku dhe si pasojë nga një veturë është goditur zyrtari Policor, i cili ishite në pikë kontrolli, zyrtari Policor ka pësuar lendime trupore i njejti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Njësiti i trafikut Rajonal.”, tha Rugova. /Indeksonlie/

