75 Mall Live Search
09:43 / E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 / G T

“Janë njerëz emocionalë”, Granit Xhaka i komenton sërish vërshëllimat: Fare s’e kam problem!

Granit Xhaka, mesfushori i Kombëtares së Zvicrës mori vëmendje të madhe mbrëmë pas ndeshjes ndaj Kosovës.

Lojtari i Sunderlandit për fat të keq u vërshëllye nga tifozët në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Indeksonline

Sigurisht që kjo gjë nuk i pëlqeu aspak mesfushorit shqiptar, i cili ka lindur në KOSOVË.

Në konferencë për media pas ndeshjes, Xhaka tha se nuk e ka problem dhe i njeh shumë mirë njerëzit në Kosovë.

“I njoh këta njerëz, janë pak emocionalë! Nuk e kam problem, jam vërshëllyer edhe nga 60 mijë tifozë në Arsenal dhe u ngrita sërish”, u shpreh Granit Xhaka

Kujtojmë që Zvicra e ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026, kurse Kosova do të luajë në play-off./Indeksonline/