75 Mall Live Search
11:07 / E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 / MSH

Situata me vërshimet/ Magjistralja Ferizaj-Gjilan është e pakalueshme

Qytetarët që ia kanë mësyrë nga Gjilani në Ferizaj ose anasjelltas, do të duhen të përdorin rrugët alternative.

Kjo për shkak se rruga kryesore e kësaj magjistraleje është bllokuar për qarkullim për shkak të vërshimeve.

IndeksOnline raporton se kushtet në rrugë janë aktualisht të papërshtatshme për të vozitur në këtë magjistrale.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Po, rruga është e pakalueshme. Është për shkak të kushteve atmosferike. Qytetarët në komunikacion janë duke përdorur rrugët alternative” deklaroi Veseli.

Ai apeloi te të gjithë qytetarët të kenë kujdes të shtuar./IndeksOnline/