75 Mall Live Search
23:26 / E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 / Z S

Policia shpëton dy të moshuar në Gjilan, shtëpia e të cilëve ishte përmbytur

Pas reshjeve me intensitet të lartë, shumë komuna të vendit u përballën me vërshime.

E në Gjilan Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarë policorë kanë intervenuar në shpëtimin e dy të moshuarve, shtëpia e të cilëve ishtë përmbytur nga uji.

“Me datën 18.11.2025, pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në qytetin e Gjilanit, njësitet patrulluese të Stacionit Policor në Gjilan kanë reaguar menjëherë dhe me shumë përkushtim. Gjatë intervenimit, zyrtarët policorë kanë arritur të shpëtojnë dy persona të moshuar, shtëpia e të cilëve ishte përmbytur nga uji. Reagimi i shpejtë dhe profesional i zyrtarëve policorë kanë bërë që të shmangen pasoja të rënda dhe të mbrohen dy jetë njerëzish”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për më shumë shikoni pamjet: