75 Mall Live Search
13:22 / E Enjte, 20 Nëntor 2025 / AR

Nuk i zbehet dëshira për “Big Brother”, Labinot Rexha bën deklaratën e papritur

Këngëtari kosovar Labinot Rexha ka kohë që ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e formatit “Big Brother”.

Mirëpo, duket se përkundër dëshirës, vendimet ishin ndryshe.

Për Indeksonline, artisti la të nënkuptohet që do jetë pjesë e një reality-show por ku e si mbetet për t’u parë.

‘Ndoshta Shqipëri, ndoshta Rumani, ndoshta Itali, po diku po. Javën tjetër do të më shihni’, tha shkurt për Indeksonline.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme, ai publikoi një shkrim: “Baba po vjen, dhe me të vjen e vërteta”, duke lënë ndjekësit të mendojnë për një pjesëmarrje të afërt në këso formati./Indeksonline/