75 Mall Live Search
14:14 / E Enjte, 20 Nëntor 2025 / G T

Do luajnë ndaj njëri-tjetrit në play-off, Rrahmani ngacmon Lobotkan

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarin në play-off për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

“Dardanët” luajnë ndaj Sllovakisë si mysafire, shkruan Indeksonline

Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës ishte duke shikuar shortin live nga dhomat e zhveshjes te Napoli.

Në momentin kur u kuptua kundërshtari, ai shkoi te bashkëlojtari i tij, Lobotka – i cili luan te Sllovakia dhe filloi ta ngacmonte.

Kujtojmë që ndeshja zhvillohet në muajin mars./Indeksonline/