Sllovakët e komentojnë ndeshjen e play-offit: Kosova është rival i panjohur, duken të fortë!
Kombëtarja e Sllovakisë në play-off do të luajë ndaj Kosovës, ndeshje që përcakton finalistin drejt Kupës së Botës 2026.
Sekretari i përgjithshëm i Sllovakisë, Peter Palencik komenton shortin për fazën e play-offit, shkruan Indeksonline
Ai thotë se Kosova është kundërshtar i panjohur, por i fortë!
“Fakti që të gjithë pjesëmarrësit në play-off kaluan nëpër kualifikime të vështira flet shumë për cilësinë e tyre. Kjo është arsyeja pse ishte e vështirë të urojmë dikë si kundërshtar. Kosova është një rival i panjohur për ne, por edhe bazuar në rezultatet në kualifikime, duhet ta respektojmë që ata janë një ekip i fortë.”
“Fakti që do ta luanim edhe ndeshjen e dytë, finalen e play-off-it, në shtëpi, na bën të lumtur, nuk kemi pse të udhëtojmë drejt kundërshtarit për ndeshjen vendimtare. Duhet të raportojmë se ku do të luhet deri më 26 nëntor. Pra, kemi ende pak kohë, do të mendojmë për opsionet reale dhe do ta informojmë publikun”, është shprehu sekretari i federatës së futbollit sllovak.
Kujtojmë që kush fiton këtë gjysmëfinale, do të luajë ndeshjen finale me fituesin e ndeshjes, Rumani – Turqi./Indeksonline/

