75 Mall Live Search
09:01 / E Premte, 21 Nëntor 2025 / Z S

Arrestohen dy shtetas turq për falsifikim të parasë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas turq nën dyshim për falsifikim të parasë dhe posedim të paautorizuar të armës.

Gjatë kontrollit në dy lokacione, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar :  gjashtë vula me përmbajtje  të ndryshme, një armë zjarri, dokumente të ndryshme falsifikuese, katër telefona,  një USB, dy llap-top, si dhe kartëmonedha dhe monedha të ndryshme.

Lidhur me rastin  janë intervistuar gjashtë dëshmitar meshkuj shtetas të Turqisë.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/