Spitali Rajonal i Pejës: Pranuam 13 pacientë nga zjarri që shpërtheu në një banesë
Spitali Rajonal i Pejës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme kanë pranuar 13 pacientë me probleme në frymëmarrje, pasi dyshohet se u shkaktuan nga tymi i një zjarri që ka shpërthyer në një banesë sot në rrugën “Bill Klinton”.
Në njoftimin e Spitalit thuhet se shtatë pacientë po trajtohen në Repartin e Pediatrisë, ndërsa pacientë të tjerë në Emergjencë.
Postimi i plotë:
Njoftim për mediat dhe publikun!
Gjatë ditës së sotme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar 13 pacientë me probleme në frymëmarrje, siç dyshohet, të shkaktuara nga tymi i një zjarri të ndodhur në një banesë në qytet.
7 pacientë po trajtohen në Repartin e Pediatrisë, ndërsa 6 pacientë të tjerë në Emergjencën e Spitalit tonë
Pas trajtimit të nevojshëm mjekësor, gjendja e të gjithë pacientëve është stabile, nën monitorim dhe jashtë rrezikut për jetën, dhe pritet që të lirohen.

