Asllani e Hajdari ia sigurojnë një pikë Hoffenheimit
Pasi siguruan play-offin e Kupës së Botës me Kosovës, treshja fantastike, Leon Avdullahu, Albian Hajdari e Fisnik Asllani janë rikthyer te Hoffenheim.
Këta dy të fundit ishin më meritorët që skuadra e tyre morri një pikë sonte në Bundesligën e Gjermanisë, shkruan IndeksOnline.
Hoffenheim barazoi në udhëtim ndaj Mainz, me rezultat 1-1.
Pikërisht Hajdari e Asllani kishin kontribut te goli i shënuar.
Hajdari nisi një aksion nga mbrojtja, për t’ia kaluar topin Wouter Burgerit, i cili harkoi për Asllanin në minutën e 9-të, por që para këtij të fundit, topin me kokë e goditi Hanche-Olsen, në tentim që ta largojë atë, shënoi autogol.
Pas 11-të ndeshjeve, Hoffenheim renditet në vendin e gjashtë në tabelë me 20 pikë, ndërsa Mainz, renditet e 17-ta, më vetëm 6 pikë./IndeksOnline/

