75 Mall Live Search
12:52 / E Shtunë, 22 Nëntor 2025 / L A

Broja kthehet nga lëndimi, nis ndeshjen nga stoli ndaj Chelseat

Na ndajnë edhe pak minuta nga fillimi i ndeshjes Burnley-Chelsea.

Të dyja këto skuadra luftojnë për të arritur fitoren në Premierligë pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

Burnley, publikoi formacionin për këtë ndeshje, teksa lajm i mirë është rikthimi i yllit të Kombëtares Shqiptare, Armando Broja.

Broja kishte qenë i lënduar që nga ndeshja ku Shqipëria zhvilloi ndaj Anglisë, në “Air Albania” teksa e nis ndeshjen nga stoli.

Kujtojmë se ndeshja zhvillohet në orën 13:30./IndeksOnline/