75 Mall Live Search
15:33 / E Shtunë, 22 Nëntor 2025 / Gj Sh

Chelsea merr tre pikë në udhëtim ndaj Burnley

Chelsea ka arritur të kthehet me tre pikë nga udhëtimi në Burnley.

Blutë e Londrës shënuan fitore si mysafire e Burnley, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Enzo Marescas shkoi në pushim me epërsi prej një goli, pasi Pedro Neto shënoi në minutën e 37-të.

Golin e sigurisë e shënoi Enzo Fernandez, në minutën e 88-të.

Një lajm i mirë ishte se te Burnley në minutën e 72-të u inkuadrua në lojë sulmuesi shqiptar Armando Broja, i cili ka kaluar lëndimin që pësoi javën e kaluar në ndeshjen Shqipëri – Angli.

Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 23 pikëve dhe renditet në vendin e dytë në tabelë, me tre pikë më pak se Arsenali.

Në anën tjetër, Burnley ka 10 pikë dhe renditet në vendin e 17-të./IndeksOnline/