Prishtina pëson në “Fadil Vokrri”, mposhtet nga Malisheva
Skuadra e Prishtinës ka pësuar humbje ndaj Malishevës në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Superligë.
Mysafirët shënuan fitore 0:2 me golat e shënuara nga: Diatta dhe Altin Aliu, shkruan Indeksonline
Me këtë fitore, Prishtina mbetet me 26 pikë në pozitën e parë, por në tri ndeshjet e fundit ka dy humbje dhe një barazim.
Kurse Malisheva shkon në kuotën e 19 pikëve në pozitën e 5-të./Indeksonline/

