75 Mall Live Search
08:26 / E Diele, 23 Nëntor 2025 / Gj Sh

Sot derbi mes Prishtinës dhe Trepçës

Emocionet e basketbollit në Kosovë vazhdojnë edhe sonte.

 Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javë së shtatë, që shënon fundin e rrethit të parë të garave të elitës.

”El Clasico” i basketollit kosovar, Prishtina – Trepça, zhvillohet nga ora 17:00.

Bardhekaltrit kanë katër fitore e dy humbje, ndërsa ‘Xehetarët’ tri fitore e dy humbje, duke e bërë këtë sfidë edhe më interesante, ashtu siç kanë qenë gjithmonë përballjet ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Java e shtatë do të mbyllet me sfidën ndërmjet Borës dhe Bashkimit.

Pas katër humbjeve, prishtinasit regjistruan fitoren e parë, duke mundur Yllin, kurse prizrenasit janë skuadra e vetme pa humbje në elitë me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje të zhvilluara.