Spalletti e qortoi Edon Zhegrovën, zbulohet arsyeja pse nuk luajti kundër Fiorentinës
Edon Zhegrova ende nuk e ka fituar vendin e tij te Juventusi.
Sulmuesi kosovar nuk luajti asnjë minutë mbrëm në ndeshjen me Fiorentinën, duke pasur reagime të shumta në Kosovë e po ashtu edhe në Itali, shkruan IndeksOnline.
Gazetari italian, Dario Pellegrini ka raportuar se Zhegrova është qortuar para ndeshjes nga trajneri Luciano Spalletti.
Kjo pasi sulmuesi kosovar ishte i acauruar me thirrjet e tifozëve vendas, gjatë ngrohjes.
Sipas tij, Zhegrova iu drejtua atyre për tu përgjigjur me një gjest gjë që nuk i pëlqeu Spallettit dhe e qortoi për këtë./IndeksOnline/
Siparietto a bordo campo:#Zeghrova esasperato dagli insulti sugli spalti mentre si sta riscaldando risponde alle provocazioni.#Spallettj lo gela con un richiamo. #Juventus
— Dario Pellegrini (@dariopelle3) November 22, 2025

