Çiljeta i bën urimin romantik Albanit për ditëlindje: Na ka parë Zoti teksa qajmë…
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga i ka bërë një urim shumë emocional partnerit të saj, portierit, Alban Hoxha, me rastin e ditëlindjes.
Këngëtarja ka ndarë në Instagram një foto të thjeshtë, por të mbushur me ndjesi, duke e shoqëruar me një dedikim të gjatë, ku flet për dashurinë, familjen dhe sfidat që kanë kaluar së bashku.
Ajo e përshkruan marrëdhënien me Albanin si një histori plot flakë e zjarr, grindje e pajtime, përqafime që shërojnë gjithçka dhe dy shpirtëra që nuk janë dorëzuar as kur “stuhitë kanë dashur t’i rrëzojnë”. Në tekst, Çiljeta e quan Albanin “babai që i rrit me dashuri dhe me sakrifica dy djemtë tanë, që sot janë pasuria më e madhe që kemi”.
Më tej, këngëtarja falënderon portierin për forcën, burrërinë dhe karakterin e tij, duke shtuar se e zgjedh çdo ditë dhe lutet që Zoti t’ia mbajë zemrën të fortë e të ndritshme.
Urimi i plotë:

