75 Mall Live Search
15:03 / E Diele, 23 Nëntor 2025 / Gj Sh

Dukagjini merr tre pikë ndaj Drenicës, Gjilani e Ferizaji ndahen në ”paqe”

Dukagjini ka marr tre pikë të rëndësishme në javën e 14-të të Suerligës.

Skuadra nga Klina arriti fitore në shtëpi ndaj Drenicës, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Iljasa Zulfiu shënoi dy gola në këtë përballje dhe një tjetër Dardan Morina.

Me këtë fitore Dukagjini shkon në kuotën e 23 pikëve, dhe renditet në vendin e tretë në tabelë, derisa Drenica ndodhet në vendin e shtatë, me 18 pikë.

Një ndeshje tjetër interesante u zhvillua në qytetin e Gjilanit, ku Gjilani dhe Ferizaji u ndan në ”paqe”, pasi rezultati përfundimtar ishte i barabartë 2-2.

Pas javës së 14-të,Gjilani renditet në vendin e tetë në tabelë me 16 pikë, një më shumë se Ferizaji./IndeksOnline/